TIRANË - “Në sistemin arsimor reformat do të vazhdojnë”. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, gjatë konferencës së tetë për rishikimin e 6-mujorit të realizimit të programit vjetor të reformës “Cilësi dhe Barazi në Arsim”.
Sipas përfundimeve të kësaj konference, kompleksiteti i reformave ka përfshirë një ristrukturim tërësor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të institucioneve qendrore të varësisë, të Drejtorive dhe Zyrave Arsimore, të krijimit të institucioneve të reja si Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP).

IKAP u krijua me VKM Nr. 56, datë 03.02.2010, “Për krijimin e Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar” IKAP-ja është institucion i posaçëm i inspektimit, monitorimit, vlerësimit e këshillimit të cilësisë së arsimit parauniversitar dhe funksionimit të
strukturave menaxhuese të tij (shkolla, drejtori arsimore rajonale, zyra arsimore).
Popularity: 100% [?]

English